Home Kronike Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Policia ‘blindon’ Shkodrën, kërkohen të ‘rrezikshmit’/ 5 të arrestuarit “qepin” gojën para hetuesit: Do flasim më vonë!

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Policia ‘blindon’ Shkodrën, kërkohen të ‘rrezikshmit’/ 5 të arrestuarit “qepin” gojën para hetuesit: Do flasim më vonë!

nga Albina Hoxhaj

Vijojnë hetimet lidhur me gjetjen e trupit të 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga, I marrë peng 12 ditë më parë në qendër të Kamzës. Deri më tani, për pengmarrjen dhe vrasjen e tij Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, i fundit i identifikuar si Festim Bexhdili 30 vjeç, banues në Kavajë. 

30-vjeçari akuzohet se ka fshehur rrobat dhe sendet personale që Prenga ka pasur me vete në momentin e rrëmbimit. Ndërkohë 5 persona të tjerë janë në kërkim nga Policia pasi dyshohen si të përfshirë në ngjarje. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se se bashkë me grupin e Shijakut, të përfshirë në pengmarrjen e tij ka qënë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Edhe këto grupe kanë pasur interes në kokainën me vlerë 12.7 mln paund që nuk arriti në destinacion, si pasojë e “golit” që bëri vëllai i Prengës.

Por jo të gjithë ata që kërkonin kokainën ishin nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se në kërkim është shpallur edhe një i burgosur jashtë vendit, i cili ka inicialet D.R. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qënë roli i tij në gjithë ‘meselenë’.

Nga ana tjetër, 5 të arrestuarit, mes tyre edhe të fortit e fisit Hajri kanë ‘qepur’ gojën para hetuesve. Gjatë gjithë kohës në Policia ata nuk kanë deponuar asgjë, madje as në prani të hetuesit të çështjes.

Dosja.al mëson se ata janë shprehur se do të flasin në një moment tjetër kur të dalin në gjyq. Megjithatë ata insistojnë se nuk kanë gisht në pengmarrje pavarësisht provave filmike që Policia ka kundrejt tyre. E vetmja gjë që ata pranojnë është akuza e armëmbajtjes pa leje.  

Ndërkohë trupi i 49-vjeçarit ende nuk është gjetur, Policia ka filluar kërkimet me qen në zonën pranë resortit “Golden”, ku edhe u çua fillimisht. 

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit  Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!