Home Kronike Publikohen emrat dhe foto, kush janë 5 njerëzit më të rrezikshëm që do kërkohen nga njësia ENFAST

Publikohen emrat dhe foto, kush janë 5 njerëzit më të rrezikshëm që do kërkohen nga njësia ENFAST

nga Albina Hoxhaj

Policia e Shtetit ka bërë publik emrat e 5 personave të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe janë në listën e më të kërkuarve. Sipas Polciisë këta persona do të jënë objekt i punës së njësisë më te re, e quajtur ENFAST. “Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST”, shtohet në njoftim.

50 personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!