Home Kronike Hajdutët bënin ‘kërdinë’ në Belsh/ Dy banesat e biznesmenëve pre e vjedhjes

Hajdutët bënin ‘kërdinë’ në Belsh/ Dy banesat e biznesmenëve pre e vjedhjes

nga Albina Hoxhaj

Një tjetër grabitje ka ndodhur në qytetij e Belshit, ku pre e kësaj vjedhjeje ka rënë banesa e në pronësi të shtetasit Gëzim Gjoshi, i cili zotëron disa biznese. Mësohet se hajdutët janë futur në banesën e tyre rreth orës 01:45 të së hënës dhe pasi kanë hapur kasafortën, kanë marrë prej aty një shumë parash.

Ata janë pikasur nga e zonja e shtëpisë pas zhurmave të shkaktuara gjatë kohës që kryenin vjedhjen në banesë dhe më pas janë larguar menjëherë. Por, imazhet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në biznesin e familjes Gjoshi. Ndërkohë, pamjet i janë dorëzuar policisë, e cila po punon për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj grabitjeje. Po i njëjti grup personash dyshohet se ka kanë vjedhur dhe banesën e familjes së Gazmend Hysës, që gjithashtu merret me biznes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!