Home Kronike Grabitet banesa në Fier, maskat i vjedhin paratë dhe bizhuteritë 40-vjeçares

Grabitet banesa në Fier, maskat i vjedhin paratë dhe bizhuteritë 40-vjeçares

nga Albina Hoxhaj

Persona të maskuar, ende të paidentifikuar janë future ditën e sotme në një banesë dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, bashkë me disa sende me vlerë, të llojit bizhuteri. Dosja.la mëson se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Fierit. Masakt u futën në banesën që rezulton në emër të 40-vjeçares me inicialet E.M..

Pas grabitjes, pronarja e banesës ka marrë në telefon autoritetet dhe ka denoncuar ngjarjen. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve. Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!