Home Aktualitet Frika për tërmete, sizmologu Edmond Dushi ‘qetëson’ shqiptarët: Vendi ynë s’ka rrezik si Turqia, mos përhapni panik!

Frika për tërmete, sizmologu Edmond Dushi ‘qetëson’ shqiptarët: Vendi ynë s’ka rrezik si Turqia, mos përhapni panik!

nga Albina Hoxhaj

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës rihter që u regjistrua në vendin tonë në orët e para të ditës së hënë është pjesë e pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është ky shpjegimi që sizmologu Edmond Dushi për ReportTV i bën lëkundjeve të regjistruara dy muaj pas tërmetit famëkeq ku u shuan 51 jetë njerëzish. Sipas sizmologut Dushi nuk ka vend për panik pasi këto paslëkundje janë drejt shterimit teksa shton se Shqipëria nuk rrezikohet të përfshihet nga tërmetet që kanë përfshirë Elziag-un në Turqi.

“Kemi të bëjmë direkt me një pasgoditje, pra po e them që në fillim situata në zonën e Durrësit është përvijuese. Domethënë numri i pasgoditjeve natyrisht që është zvogëluar ndjeshëm, por edhe magnitudë e tyre. Kjo pasgoditje është në vijim të aktivitetit sizmik të filluar qysh më herët që në 26 nëntor. Mbas tërmetit të fortë kanë vazhduar në mënyrë intensive ditët e para, javët e para ky aktivitet dhe me magnitudë goxha të konsiderueshme ndërkohë tani shohim që trendi është gjithmonë e në rënie. Natyrisht nuk mendojmë që ka nevojë për panik sa i përket zonës në fjalë”– u shpreh sizmologu Edmond Dushi.

Sa i takon rrezikut së ndjeshmërisë që i kanoset vendit tonë nga tërmeti 7.5 ballë që sipas medieve turke është parashikuar të godasë sërish qytetin Elazig, sizmologu Dushi shprehet se largësia mes dy vendeve bën që energjia të shuhet.  

“Nuk mund të komentoj në lidhje me parashikimin e bërë, në dijeninë time një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pra parashikime të tilla nuk mund të ndodhin. Duke marrë parasysh distancën e konsiderueshme që ne kemi me zonën për të cilën mendohet ose që aludohet dhe duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat që kanë valët sizmike të cila shuhen me distancën, pra absurbohen me distancën, energjia vjen duke u zvogëluar pra atëherë nuk besoj se ka vend për panik tek neve në Shqipëri nuk mund të ketë impakt”- u shpreh sizmologu Edmond Dushi. Nga ana tjetër sizmologu shprehet se Shqipëria bën pjesë në vendet me karakter sizmik por pavarësisht kësaj nuk ka vend për panik.

Marrë nga Shqiptarja.com

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!