Home Politike SPAK nuk pranoi dosjen “184”, Bardhi: Kraja nuk lejoi hetimin për Ramën dhe socialistët

SPAK nuk pranoi dosjen “184”, Bardhi: Kraja nuk lejoi hetimin për Ramën dhe socialistët

nga Albina Hoxhaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se SPAK nuk ka pranuar të hetojë dosjen “184”. Në një reagim në emër të PD, Bardhi shkruan se “Komunisti Arben Kraja nuk ka lejuar që të hetohen, Rama, Manja, Gjiknuri, Ndrei dhe të tjetë për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE GAZMENT BARDHI

Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!