Home Kronike Kronika e RAI3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk, Guardia di Finanza ta përgënjeshtrojë!

Kronika e RAI3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk, Guardia di Finanza ta përgënjeshtrojë!

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama, e quan një ‘turp gazetarie’, kronikën e transmetuar dje në Rai 3, për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, Rama kërkon që Task-Forca italiane, Guardia di Finanza të dalë dhe të përgënjeshtrojë Rai 3. Shefi i qeverisë thotë se realiteti nuk ka lidhje me atë që është shfaqur dje në ekran dhe monitorimin e GDF. 

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!