Home Politike Vokshi: Rama refuzon të bëjë testin e drogës

Vokshi: Rama refuzon të bëjë testin e drogës

nga Editor

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi me anë të një deklarate për mediat shprehet se Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun ilegjitim të Bulqizës Lefter Allën, pasi ka hallin e tij si përdorues droge.

Vokshi thotë se Rama ka refuzuar 4 katër herë që të bëjë testin e drogës, kurse shton se kryeministri ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani.

“I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër”,- tha Vokshi.

Ajo shtoi se “Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!