Home Politike ‘Rindërtimi pas tërmetit’/ Aplikimi nis në 29 janar, Ahmetaj: Afat 30 ditë! Rama: Kujdes me abuzimet, do ndëshkoheni. Ftesa për opozitën

‘Rindërtimi pas tërmetit’/ Aplikimi nis në 29 janar, Ahmetaj: Afat 30 ditë! Rama: Kujdes me abuzimet, do ndëshkoheni. Ftesa për opozitën

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve është prezantuar platforma online për qytetarët e prekur që do që përfitojnë nga “Programi i Rindërtimit”. Ka qënë ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ai që ka prenzantuar planifikimin duke  u kërkuar nëpunësve të shtetit që të shkojnë ata tek qytetarët dhe t’i ndihmojnë me procedurat. 

Sipas tij, i gjithë procesi do të jetë me pikëzim në mënyrë që të shmangen të gjitha rastet e abuzimit duke paralajmëruar se procesi do të ndiqet me imtësi nga zyra e kryeministrit. Më pas, fjalën e mori kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili u kërkoi qytetarëve që të tregohen të duruar pasi kabineti i tij ka bërë shumë dhe nuk po harxhon kohë kot.  

Në fjalën e tij, Rama ka pasur edhe një paralajmërim me të gjithë personat që do të merren me caktimin e qytetarëve që do të kenë nevojë për një banesë të re. Numri një i maxhorancës tha se kush abuzon do të ndëshkohet duke paralajmëruar një grup “misterioz” që do të vëzhgojë nga larg për të gjetur shkelje. 

Këtu socialisti ka kërkuar edhe ndihmën e opozitës duke i kërkuar që të bërtasin me të madhe çdo rast abuzimi me të cilin do të ndeshen. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!