Home Kuriozitete Njëra më e veçantë se tjetra, dasmat e personazheve shqiptarë që na emocionuan të gjithëve këtë verë

Njëra më e veçantë se tjetra, dasmat e personazheve shqiptarë që na emocionuan të gjithëve këtë verë

nga Albina Hoxhaj

Siç të gjithë e dimë, vera është stina e dasmave dhe kjo traditë nuk përjashton as personazhet publikë shqiptarë. Dhe nëse do të kthehemi pas në muajt e nxehtë të këtij viti, do të kuptojmë që përveç destinacioneve bregdetare edhe ceremonitë e dasmave kanë mbushur Instagramin e VIP-ave. E para që e nisi këtë “valle” ishte Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila u martua me deputetin kosovar Dardan Molliqaj në Tiranë. Shahini vendosi që të ishte një nuse minimaliste, ndërkohë që shumë pak fotografi qarkulluan në media nga ceremonia Pas Besës, ishte aktori i humorit, Gaz Paja që u kurorëzua në martesë me bukuroshen Ira Seferi. Në një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë Tiranë, çifti rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve teksa bënte celebrimin ndërkohë që festa e vërtetë u bë në një hotel luksoz në Tiranë dhe ishin rreth 300 të ftuar. Pak javë pas dasmës së Gazit, futbollisti Elseid Hysaj i dha fund beqarisë dhe u martua me Fiorenza Lekstakajn. E gjithë dasma u organizua në mënyrë madhështore në kalanë e Rozafës në Shkodër dhe ishin rreth 500 të ftuar. Kujtojmë se Elseid dhe Fiorenza kishin disa vite që jetonin një histori të bukur dashurie dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar. Erik lloshi u martua rreth një muaj më parë, në 15 gusht me partneren e tij Romina Sablic. Këngëtari i dedikoi një këngë partneres së tij gjatë dasmës duke i emocionuar të gjithë të ftuarit. Dasma e Erikut, erdhi papritur pasi këngëtari nuk e kishte ekspozuar shumë lidhjen me Rominen para dasmes. Ndërkohë ditën e djeshme, ishte moderatorja Jonida Vokshi ajo që u martua me Besnik Krapin në një ceremoni shumë moderne dhe spontane në Malin e Robit. Jonida ishte përpjekur të mos ndryshonte shumë në look, ndërkohë që videot në rrjet kanë qarkulluar me shpejtësi dhe shumë nga detajet janë zbuluar nga të ftuarit. Por nuk mbaron me kaq, sepse më datë 21 shtator një tjetër çiftt VIP pritet të martohet. Bëhet fjalë për Bleron dhe Afronën, të cilët mezi presim t’i shohim. Ama ajo që duhet thënë është se të gjithë na emocionuan me ceremonitë e tyre e ndaj për të gjithë çiftet, ne kemi vetëm urime!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!