Publikohen të dhënat alarmante të studimit për plastikën në trupin e fëmijëve

Read Time:1 Minute, 30 Second

Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA). Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Vitin e ardhshëm, ky acid do të jetë i ndaluar në të gjitha vendet e BE-së.


Familjet më të varfra janë më të prekura 

Në këtë studim, Agjencia Federale e Mjedisit ka pyetur edhe për ambientin në të cilin jetojnë fëmijët, se a jetojnë buzë një rruge me shumë trafik, a pihet duhani në shtëpi, cilat prodhime përdoren më shpesh në jetën e përditshme, për shembull, a përdoren detergjentë të ashpër në pastrim ose zbutës pas larjes së rrobave, çfarë lëndësh përdoren në shtëpi për mbulesa, perde apo qilima. Rezultati: te fëmijët që rriten në familje të varfra janë gjetur më shumë mbetje plastike se te fëmijët me një status të lartë shoqëror.

Nga këndvështrimi i të Gjelbërve, këtu nevojitet ndërhyrja e politikës. Nuk mjafton përpjekja e konsumatorëve të shmangin përdorimin e panevojshëm të plastikës. “Askush nga ne nuk mund të mbrohet vetë nga ky rrezik”, thotë Hoffmann. “Ne nuk e dimë se ku janë këto lëndë. Prandaj politika duhet të marrë përsipër t’i ndalojë këto lëndë në treg.

Edhe pas shume kohe ende ne trup

Se sa e rëndësishme është që lëndë të tilla të dëmshme të hiqen nga qarkullimi, këtë e dëshmon edhe një tjetër rezultat i studimit afatgjat të Entit Federal të Mjedisit. Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017,  ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dosja “Babani”, PD publikon faktet e inkriminimit
Next post Presidenti Meta: Konferenca e Pezës, amanet për t’u bashkuar për interesin kombëtar