Home Kronike Një plumb në kokë e vdiq në vend, ekzekutohet shqiptari në mes të Romës, 43-vjeçari po kthehej në burg

Një plumb në kokë e vdiq në vend, ekzekutohet shqiptari në mes të Romës, 43-vjeçari po kthehej në burg

nga Albina Hoxhaj

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë, teksa shqiptari po kthehej në burg.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar nga agresorët sapo kishte dalë nga banesë duke u rikthyer në burgun e Rebibbias.

Mësohet se si kishte dalë me leje për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Agresorët e kanë qëlluar atë me dy plumba, një në gjoks dhe një tjetër në kokë, ky i fundit i mori jetën në vend.  

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, i cili më pas njoftoi Policinë dhe ambulancën por pa mundur ta shpëtojë.

Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga efektivët italianë është ajo e dominimit të territorit të shitjeve të lëndëve narkotike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!