Home Kronike 50 mln € kokainë/ Arrestohen shqiptarët në Greqi me në krye Sandër Pemën, si u nis droga nga Karaibet dhe bashkëpunimi me arabin

50 mln € kokainë/ Arrestohen shqiptarët në Greqi me në krye Sandër Pemën, si u nis droga nga Karaibet dhe bashkëpunimi me arabin

nga Albina Hoxhaj

Policia greke gjatë një aksioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar 1.2 ton kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras. Mediet greke raportojnë se janë arrestuar 8 persona, 4 nga të cilët janë me origjinë shqiptare dhe njëri prej tyre ishte “koka” e grupit. Sipas mediave greke, koka e këtij grupi është një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aleksandër Pemaj. Pemaj konsiderohet si ‘tmerri’ i policisë greke dhe është dënuar disa herë nga drejtësia greke për vepra penale tepër të rënda. Mediat greke shkruajnë se Aleksandër Pemaj njihet si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar. Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është bërë nga një shtetas arab, i cili konsiderohet si një prej krerëve të organizatës. Pagesën rezulton ta këtë bërë një shqiptar, drejt llogarisë së arabit duke e justifikuar në bankë si pagesë për mallra tregtie në lidhje me biznesin që kishte vetë. Emrat  e te arrestuarve të tjerë janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi.

Kokaina ishte e fshehur në disa dhoma plazhi, të një kompleksi, të cilat jepeshin me qira. Të njëjtat burime raportojnë se sasia e madhe e kokainës ishte nisur nga ishulli “Shën Visnet” në Karaibe për në Greqi nëpërmjet një jahti. Ajo pritej të shpërndahej drejt Europës dhe Afrikës Veriore. Policia greke ende nuk ka dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve, ndërsa avokati i njërit prej tyre tha se situata do të sqarohet pasi të merren dëshmitë e para. Operacioni nuk ka përfunduar ende, pasi një 42-vjeçar grek është shpallur në kërkim për t’u arrestuar, ndërkohë që “Autoritetet greke po bashkëpunojnë në hetime për rastin edhe me palën shqiptare dhe atë spanjolle” thonë mediet greke.  

 Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët përfshihen në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Greqi. Në shtator, në Portin e Pireut u zbulua një e madhe kokaine, që ishte nisur nga Ekuadori për të mbërritur në Portin e Durrësit. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!