Home Aktualitet Bashkia Tiranë ende s’jep bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti ngelen mes 4 rrugëve pa asnjë mbështetje

Bashkia Tiranë ende s’jep bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti ngelen mes 4 rrugëve pa asnjë mbështetje

nga Albina Hoxhaj

Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë nuk e kanë marrë bonusin e qirasë për muajin Janar. Disa prej tyre thonë për Dosja.al se nga data 7 janar janë interesuar do ditë tek posta shqiptare, por kanë marrë përgjigjen: “Nuk është hapur fondi”.

Megjithëse me qira sa dyfishi i  bonusit që jep Bashkia e Tiranës, nuk po marrin dot as bonusin për të lehtësuar shpenzimet. Bonusin e dhjetorit e kanë marrë në datën 7 të dhjetorit, ndërsa tani nuk kanë asnjë informacion se kur do të jepet, në kërcënimin e qiradhënësve.

Përveç kësaj, familjet kanë filluar të ndahen, thonë ata për Dosja.al. Që pas vitit të ri patrullat e policisë në pallatet e dëmtuara janë hequr dhe vjedhjet janë shtuar. Për të ruajtur shtëpitë, një anëtar i familjes fle në apartamentin e dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër në shtëpitë me qira.  

Ndërsa Bashkia premtoi se do të kujdeset për riparimet e ndërtesave të dëmtuara, në shumicën e pallateve, kryesisht ato të ndërtuara në periudhën e diktaturës, nuk ka asnjë shenjë.

Bashkia e Tiranës nuk ka ende asnjë projekt dhe nuk jep asnjë informacion për banorët e këtyre shtëpive. Nesër bëhen 2 muaj nga tërmeti katastrofik i nëntorit, ndërsa banorët e Tiranës, të braktisur, po kthehen nëpër shtëpitë e dëmtuara, pavarësisht rrezikut që iu kanoset. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!