Home Bota Frikë nga të tjera lëkundje, banorët e prekur nga tërmeti në Turqi e kalojnë natën jashtë në temperatura nën zero

Frikë nga të tjera lëkundje, banorët e prekur nga tërmeti në Turqi e kalojnë natën jashtë në temperatura nën zero

nga Albina Hoxhaj

Tërmeti i mbrëmshëm në Turqi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, përveç 21 jetëve të humbura deri më tani, ka lënë pa banesa shumë persona. Mes frikës dhe panikut që i ka pushtuar banorët e pjesës lindore të Turqisë, ku epiqendra ishte qyteti i Elazigut, e kaluan natën jashtë në temperatura nën zero.
Banorët e prekur u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve. Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre, ndërsa ndajnë edhe momentet e tmerrit me rrëfime në mediat turke.
“Kemi frikë që të hyjmë në shtëpi pas asaj që ndodhi. Shteti ynë po kujdeset për ne. Erdhën dhe ministrat tanë. I falënderojmë të gjithë për interesimin”, tha një prej banorëve të prekur nga tërmeti.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!