Home Aktualitet Tërmeti në Turqi, Ilir Meta: Populli shqiptar është në krah të Turqisë mike

Tërmeti në Turqi, Ilir Meta: Populli shqiptar është në krah të Turqisë mike

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fortë që goditi Tuqinë një ditë më parë. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se në këto momente të vështira ai dhe populli shqiptar është pranë Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shprehet ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!