Home Aktualitet Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, lëkundjet me magnitutë 6.8 shkundin gjithë vendin. Shënohen 6 viktima

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, lëkundjet me magnitutë 6.8 shkundin gjithë vendin. Shënohen 6 viktima

nga Albina Hoxhaj

Një tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 ka goditur Turqinë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Sipas informacioneve të deritanishme tërmeti goditi rrethin Sivrice të Elazığ në 20:55 (me orën lokale) një thellësi prej 6.7 kilometra. Por kjo nuk ishte lëkundja e vetme, pasi i gjithë qyteti ndjeu dhe paslëkundje me magnitutë nga 5.4 deri në 3.3. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje dhe në Siri dhe Irak.

Mediat vendase bëjnë me dije se janë shënuar dhe vitkimat e para, ku 6 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Shfrat e viktimave janë konfimuar dhe nga Ministri i Brendshëm, Sulejmani Soylu, i cili pas tërmetit doli në një deklaratë urgjente.

Godina e shembur nga tërmeti në Turqi

Nga ana tjetër mësohet se ekipet e urgjencës dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në Elazig, ku po ndihmojnë qytetarët të cilëve u janë dëmtuar banesat. Autoritetet vendase shkruajnë se ka ndërtesa të dëmtuara, por ende nuk ka një raport të saktë.  

Epiqednra dhe përhapja e tërmetit

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë pasi ndodhet në disa linja aktive të pllakave tektonike. Pllaka tektonike më e rrezikshme është ajo që kalon Anadollit e Veriut, ku takohet me pllaka Anatoliane dhe Euroaziane. Një tërmët i fortë u shkaktua nga kjo pllakë vite më parë, ku u regjistrua dhe tëmreti më i rëndë për Turqinë.

Më shumë se 17,000 njerëz u vranë dhe mbi 43,000 u plagosën kur një tërmet me madhësi 7.4 tronditi rajonin Marmara për 37 sekonda në orët e para të 17 gushtit 1999, me epiqendrën e tij të vendosur në provincën Gölcük, rreth 75 kilometra në juglindje të Bosforit. Tre muaj më vonë, më 12 nëntor 1999, 845 njerëz u vranë dhe gati 5,000 u plagosën kur një tërmet me madhësi 7.0 goditi provincën Düzce, rreth 120 kilometra në veri-perëndim të Gölcük. Në shtator, një tërmet me madhësi 5.8 në Detin Marmara tronditi Stambollin dhe shkaktoi panik në të gjithë qytetin, duke plagosur 34 dhe duke dëmtuar 473 ndërtesa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!