Home Politike Linja ajrore Kosovë-Serbi, Haradinaj: Nuk kemi vënë asnjë taksë për qarkullimin e njerëzve

Linja ajrore Kosovë-Serbi, Haradinaj: Nuk kemi vënë asnjë taksë për qarkullimin e njerëzve

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri në ijje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur së fundmi për linjën ajërore Kosovë-Serbi.  Në emisionin “Open” në Top Channel Haradinaj është shprehur nuk është vënë asnjë taksë për qarkullimin e njerëzve.

“Ne kemi qindra mijëra qytetarë të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi me makina. Më së shumti shfrytëzohet si korridor për Evrpën, diaskorën Serbia. Kemi një marrëveshje për udhëtim nëpër Serbi, e 2013-tës, është e pak e vështirë për qytetarët tonë, por ata nga zori duhet ta shfrytëzojnë se është rrugë më e shkurtër. Kësaj i është shtuar edhe një hapësirë ajërore. Hapësitën tonë ajërore Kosova ende nuk e ka në pasqyrim. E vetmja çështje që na ka ngelur pa marrë ne është hapësira ajërore. Nuk ka mbetur asgjë tjetër. NATO an sigurion që nuk do kemi sulme ajërore nga ajëri. Si ka mundësi që Kosova t’i vejë taksë Lufthansa. Agjencisë ajërire gjermane nuk i kemi nxjerrë taksë nga asnjë destinacion. Nuk ka të bëjë me taksën 100%. Nuk mund t;ju nxjerim taksë njerëzve tonë, se ata do të udhëtojnë. Është në interes së Kosovës kjo marrëveshje. Nuk kemi vënë taksë për qarkullimin e njerëzve.”, u shpreh ai  

Disa ditë më parë u nënshkrua marrëveshja për linjën ajërore Prishtinë-Beograd, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Të dy udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës,  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!