Home Kronike Vrasja e Tafçiut, vetëdorëzohet Noel Dishi pas negociatave me të atin, historia e viktimës me gruan e martuar

Vrasja e Tafçiut, vetëdorëzohet Noel Dishi pas negociatave me të atin, historia e viktimës me gruan e martuar

nga Albina Hoxhaj

Noel Dishi, që ishte në kërkim prejt tre ditësh për vrasjen e Vilson Tafçut, është dorrëzuar në Polici. Policia prej tre ditësh kishte zhvilluar aksione për kapjen e tij dhe ishte në negociata me familjarët, gjë që solli dhe vetëdorëzimin e Dishit.

Dosja.al mëson se Policia prej mbrëmjes së 20 janarit, kishte nisur kërkimet, ku ra në gjurmët e babait të të kërkuarit. I ati i Noelit, pranoi të bashkëpunonte me efektivët e policisë, duke bërë që djali i tij të pranojë të dorëzohet në Polici për t’ju nënshtruar hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për të provuar nëse është vërtet ai autori i vrasjes.

Nga ana tjetër mësohet se Dishi, përdorte tre identitete, me të cilat mundohej që t’i fshihej Policisë. Dosja.al mëson se ai përveç identitetit, Noel Dishi, njihej dhe si Miklovan Prifi dhe Noel Kolaveri.

Vilson Tafçiu Noka, 28-vjeçari që u vra mbrëmjen e të hënës me armë zjarri në zonën e Astirit kishte një histori dashurie me një grua të martuar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gruaja që i kishte rrëmbyer zemrën Tafçiut, ende e paidentifikuar, mund të jetë një prej konflikteve që ka pasur viktima me autorin e arrestuar, Noel Dishi. Rrjedhimisht, njjë nga pistat ku po hetohet është ajo e xhelozisë, por që ende nuk dihen detaje se si molla e ndaluar e viktimës mund të ketë futur në sherr dy miqtë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!