Home Aktualitet Takim sekret Rama-Basha jashtë shtetit? Vangjeli provokon Berishën: Po sikur të ketë ndodhur në janar. Ish-kryeministri: Ke rënë pre e mashtrimeve të Fugës

Takim sekret Rama-Basha jashtë shtetit? Vangjeli provokon Berishën: Po sikur të ketë ndodhur në janar. Ish-kryeministri: Ke rënë pre e mashtrimeve të Fugës

nga Albina Hoxhaj

Analisti Lorenc Vangjeli ka hedhur dyshimet se ka pasur një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzm Basha në një vend fqinjë në janar të këtij viti.

Teksa gazetarët në studion e “Opinion” pyesnin ish-kryeministrin Sali Berisha për një marrëveshje të mundshme me mazhorancën, analisti ka ndërhyrë dhe ka hedhur teorinë e një takimi të mundshëm mes dy liderëve të partive kryesorë në vend.

Madje Vangjeli ka shkuar edhe më tej duke lënë të kuptohet, se mund të ekzistojë edhe një fotot e të dyve teksa duken të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Teorinë e re që u hodh në emision, Berisha e ka kaluar duke fajësuar propagandën e Drejtorit të Komunikimit të kryeministrit, Endri Fugën. Më tej lideri historik i PD-së ka shtuar se kjo ishte një taktikë e Ramës, që në momentin kur ndodhej në pozitë të vështirë, përhapte në rrjet teori të tilla. 

Pjesë nga emisioni: 

Juli Xhokaxhi: A është bërë një marrëveshje “underground” me mazhorancën?

Sali Berisha: Ju garantoj që jo, në vlërësimin tim nuk ka  

Lorenc Vangjeli: A keni dijeni që Basha dhe Rama janë takuar në janar në një vend mik, apo pas shpinës tuaj?

Sali Berisha: Lorenc ti bie viktimë e zyrës Fuga. Si mundet? Ti mund ta mashtrosh atë, po ai ty?

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto zotin Basha duke buzëqeshur pas Ramës? Supozojmë thashë ëëë. Dy njerëz në këtë dynja kanë tentuar që të ngjallin të vdekurin, Jezu Krishti dhe ti me opozitën që vrau veten.

Sali Berisha: Asnjë takim të fshehtë me Edi Ramën nuk ka patur dhe nuk ka. Është taktikë e tij. Është taktikë e tij që sa herë është në vështirësëi që hap lajme se jam taku me këtë, kam negociu me këtë

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!