Home Aktualitet ‘Pashë interes nga prokurorët për të zgjidhur çështjen’, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion…

‘Pashë interes nga prokurorët për të zgjidhur çështjen’, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion…

nga Albina Hoxhaj

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme të SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve, Hoxha është shprehur se kishte vënë re një interes nga ana e prokurorëve për zbardhjen e çështjes për shkak edhe të interesit publik, dhe se ai kishte vënë në dispozicionin e tyre materialin e plotë.

“Çdo pyetje që e patën prokurorët unë pata përgjigjen time. Duke qënë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon,”-tha ndër të tjera gazetari. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!