Home Aktualitet ‘Duam arsim të denjë dhe cilësor!’/ Sot rikthehen protestat e studentëve, riorganizohen tek Korpusi dhe braktisin mësimin

‘Duam arsim të denjë dhe cilësor!’/ Sot rikthehen protestat e studentëve, riorganizohen tek Korpusi dhe braktisin mësimin

nga Albina Hoxhaj

Studentët i janë rikthyer protestave ditën e sotme, ku janë organizuar tek Korpusi. 500 studentë janë mbledhur sot në ambientet e Korpusit universitar, duke protestuar kundër mashtrimit për paktin për universitetin. Pas më shumë një viti, studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra në “Paktin për Universitetin”.

Sipas tyre, asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur, pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua.  Në faqen e Facebook “Rezistenca Rinore” shkruhet edhe vendi ku të gjithë studentët do të grumbullohen pasi të nisen nga Universitetet e tyre.

“Të gjithë bashkë për një arsim të denjë dhe cilësor! Ne vetëm ju kemi ftuar. Protesta nga nesër është e çdo studenti, e çdo prindi dhe pedagogu që ndan të njëjtat shqetësime si ne. Zoti i bekoftë studentët. Të gjithë bashkë nesër në orën 11:00 tek Korpusi Universitar,”-shkruhet në faqe. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!