Home Politike Isa Mustafa i vendos afate Kurtit: Për marrëveshjen kemi kohë deri në fund të javës, ndryshe të deklarojmë dorëzimin

Isa Mustafa i vendos afate Kurtit: Për marrëveshjen kemi kohë deri në fund të javës, ndryshe të deklarojmë dorëzimin

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar një mesazh tjetër sot kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Në një deklaratë për mediat, Mustafa i ka vënë afat Kurtit për të arritur marrëveshjen, ose të deklarojnë dorëzimin dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të të reja.

Po ashtu në fjalën e tij tha se qeveria duhet të jetë e balancuar siç i kanë besuar qytetarët votën e tyre më 6 tetor 2019.  

Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjehdjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”- tha Mustafa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!