Home Politike Presidenti Meta vizitë dy-ditore në Izrael, merr pjesë në Forumin e Holokaustit me 40 liderë botërorë

Presidenti Meta vizitë dy-ditore në Izrael, merr pjesë në Forumin e Holokaustit me 40 liderë botërorë

nga Albina Hoxhaj

 Presidenti i vendit, Ilir Meta niset sot për një  vizitë dy ditore në   Izrael. Presidenti Meta, do të jetë  i pranishëm në  Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar  75-vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit  të  Aushvicit-Birkenau,që do të mbahet të enjten e kësaj jave.

Meta do t’i bashkohet Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit me 40 liderët e tjerë botërorë, përfshirë Presidentë, Princa e mbretër dhe ministra të jashtëm.

Këtë vit motoja e Forumit të Holokaustit do të jetë: Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin.

Mes 40 liderëve botërorë theksojmë se mungon një përfaqësues nga Polonia, vendi ku edhe  ka qenë kampi famëkeq i Aushvicit që bën 75-vjet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!