Home Sport Skandal/ Stadiumi pa tribunë, shkak kullat e Ramës

Skandal/ Stadiumi pa tribunë, shkak kullat e Ramës

nga Albina Hoxhaj

Edhe njëherë mbi hajdutërinë e stadiumit kombëtar

Nga Skerdjan Dhuli

Ndoqa një kronikë tv mbi punimet e stadiumit.
Për çudinë time, një nga hajdutët dhe batakçinjtë më të mëdhenj të betonit në Tiranë, qënka drejtor në FSHF. Po nejse, temë tjetër kjo.

Çfarë vura re ?
Stadiumi nuk ka tribunë. Po po. Nuk ka tribunë kryesore sepse për shkak të “kullës Rama”, nuk ju doli hapsirë për ambientet e brendshme të stadiumit.
Për pasojë ambientet e brendshme morën vendin e tribunës. Pra stadiumi i ri, që kushton nja 70 mln Euro, ka vetëm 3 faqe. Rast unik në botë. Unë kam 15 vjet që shoh futboll çdo javë, dhe kund në botë nuk kam parë një rast të dytë.

Por ka edhe një problem tjetër.
Pasi nuk zunë mënd në Elbasan dhe Shkodër, Qeveria ka bërë të njëjtën marrëzi edhe më Arenën Kombëtare. E kanë bërë të ulët. Të gjithë ata që kanë shkuar në stadium, e dinë mirë se në 3 rreshtat e para nuk sheh dot futboll, sepse nuk të lënë hekurat që rrethohet stadiumi.

Lajme te ngjashme