Home Politike Seanca plenare/ Mazhoranca zgjedh Metanin në krye të ILD, Ruçi: Objektiv Reforma Zgjedhore. Opozita kërkon lista të hapura

Seanca plenare/ Mazhoranca zgjedh Metanin në krye të ILD, Ruçi: Objektiv Reforma Zgjedhore. Opozita kërkon lista të hapura

nga Albina Hoxhaj

Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e parë parlamentare, në të cilën nuk ka pasur debate mes deputetëve. Seanca që riktheu deputetët në punë shërbeu që kreu i Kuvendit, Grmaoz Ruçi, të jepte disa mesazhe deputetëve, e të tregonte dhe objektivat që duhet të përmbushen deri në përfundim të sesionit.

Në fund u miratuan dhe vendimet që ishin në rend dite, ku me 98 vota u zgjedh në krye të ILD, Artur Metani që është dhe vëllai i deputetes së PS, Englantina Gjermenit. Vet deputetja ka deklaruar konfliktin e interesit dhe është tërhequr nga votimi. 

VOTIMET PËR KREUN E ILD

Artur Metani: 98 pro 8 kundër 9 nuk votuan

Sokol Stojani: 16 pro, 19 kundër, 68 kundër

Joana Asimi Sorraj: 10 pro, 20 kundër, 71 abstenim, 14 pa votuar  

Eris Hysi9 pro, 72 abstenim, pa votuar 18, 16 kundër

Lindita Troja: 12 pro, 15 kundër, 71 abstenim, 17 pa votuar

Po sot Ahmetaj u ul sërish në karrigen e ministrit dhe Milva Ikonomi me 84 vota i zuri vendin tek Komisioni i Ekonomisë. Deputetët që mbajtën fjalë para kolegëve ishin të paktë, pasi folën vetëm kryetarët e grupeve palramentare. Rudina Hajdari kërkoi që reforma zgjedhore të miratojë listat e hapura, ndërsa Myslim Murrizi edhe njëherë përsëriti thirrjen që data 21 janar të jetë festë kombëtare dhe të kujtohet Kongresi i Lushnjes që solli dhe parlamentarizimin në Shqipëri

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!