Home Kronike Shpërthen bombola e gazit, plagoset e moshuara në Durrës

Shpërthen bombola e gazit, plagoset e moshuara në Durrës

nga Albina Hoxhaj

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Si pasojë ka mbetur e plagosur  një 83-vjeçare me inicialet S.S, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit. Ende nuk ka detaje të tjera, lidhur me ngjarjen në fjalë.

Durrës/Informacion paraprak: 

Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.  

Një tjetër bombol ka shpërthyer sot në fshatin Dushk të Lushnjes, duke lënë të plagosur një çift të moshuarish, të identifikuar si Iljaz dhe Esma Kojku.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!