Home Aktualitet Banesat e shembura nga tërmeti, italianët zbarkojnë në Tiranë, 7 hetues në Prokurori, nesër shkojnë në Durrës

Banesat e shembura nga tërmeti, italianët zbarkojnë në Tiranë, 7 hetues në Prokurori, nesër shkojnë në Durrës

nga Albina Hoxhaj

Një grup prej 7 ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e tyre për hetimet për tërmetin tragjik të 26-nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 7 hetuesit italianë janë të vendosur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nesër do të zhvendosen drejt Durrësit ku do të njohen me dosjet e hapura për shkaktarët dhe përgjegjësitë e banesave të shembura.

Edhe më herët prokuroria shqiptare ka ndërmarrë disa aksione për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e ndërtimeve. Jo më larg se një javë më parë, një grup ndërtuesish dhe ish-zyrtarësh u prangosën në Durrës, Tiranë dhe Vorë, të cilët akuzohen për ndërtim të paligjshëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!