Home Ekonomi A është i ndershëm sistemi i pagave në privat?

A është i ndershëm sistemi i pagave në privat?

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodian Tomorri

Nje dite me pare pame se si sistemi i pagave ne shtet mund te jete i pandershem dhe i padrejte. Por a ekzistojne keto dukuri edhe ne sektorin privat? Sot Gazzeta Dello Sport ka publikuar rrogat e lojtareve te Interit.

Lautaro Martinez, qe sot eshte nje nga sulmuesit me te forte ne bote, paguhet 1.5 milione euro ne vit. Vetem kete vit ka shenuar 10 gola ne 18 ndeshje. Alessandro Bastoni, nje mbrojtes i jashtezakonshem, njekohesisht nje nga premtimet me te medha te futbollit italian paguhet vetem 300 mije euro ne sezon.

Christiano Biraghi nje lojtar totalisht medioker paguhet 2 milione euro. Gwanko Asamoah dhe Borja Valero qe gjithe sezonin kane luajtur vetem dy ndeshje, paguhen nga 3.2 milione euro. Dyfishin e Lautaros dhe 10-fishin e Bastonit.

Duke pare keto statistika natyrshem lind pyetja: A eshte gjithmone i ndershem sistemi i rrogave tek bizneset private? Dmth a e paguajne privatet cdo punonjes ne baze te produktivitetit? Ne afatshkurter, pergjigja eshte JO.

Edhe ne kompanite private sistemi i rrogave shpesh mund te jete i padrejte dhe varet nga preferencat e shefit, konjukturat, talenti negociues i punonjesit apo faktore te tjere qe jane pertej produktivitetit. Ketu perfshihen sherbimet informale jashte objektit te punes, servilizmi etj.

Por pavaresisht devijimeve afatshkurter, ne afatgjate, sektori privat tenton gjithmone te shkoje ne ekuliber te ndershem per shkak te magjise se konkurrences dhe tregut te lire. Punonjesit qe paguhen me pak se sa meritojne, do te kerkohen nga bizneset e tjera.

Shume shpejt ne tryezen e drejtuesve te Interit do te mberrijne oferta nga ekipet e tjera si per Lautaron ashtu edhe per Bastonin. Ne kete situate, Interi ka dy zgjidhje ose t’i shese ose t’u rrise rrogen. E para e con ne shkaterrim. E dyta e mban kompetitiv.

Ky eshte mekanizmi, se si tregu axhuston veten. Edhe pse gjate ketij procesi ka gjithmone pandershmeri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!