Dënohet me burg aktorja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”
Pak kohë më parë u publikua në mediat e huaja skandali me dhënien e shumave të mëdha të parave për pranimin në universitete prestigjioze dhe gjithashtu në përmirësimin e notave për nxënësit. E përfshirë në këtë skandal ka qenë edhe aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffman. Gjykata e dha vendimin për të, duke e dënuar me 14 ditë burg për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë duke paguar 15 mijë dollarë në 2017 në mënyrë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj të korrigjoheshin. Gjithashtu Huffman do të bëjë rreth 250 orë shërbim komunitar dhe do të paguajë një gjobë prej 30 mijë dollarësh. Në këtë çështje gjyqësore janë përfshirë rreth 50 persona ndër ta prindër dhe trajnerë atletike, por asnjë fëmijë nuk ka qenë pjesë e çështje gjyqësore. “Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mija. Dua t’i kërkoj ndjesë sërish vajzës sime, bashkëshortit, familjes dhe komunitetit edukues për veprimet që kam bërë. Veçanërisht dua t’i kërkoj falje studentëve që punojnë shumë për t’u pranuar në kolegje”, -tha aktorja, e cila ka pranuar fajin për të gjithë veprimet e paligjshme që ka bërë.
Me Shume
BE paralajmëron Shqipërinë që të ndalë skemën e shtetësisë për investitorë
Nga Blerina Gjoka. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një...
Na duhen këllqe për SPAK-un.
Nga Klodian Tomorri. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, paguhet 5 mijë euro në muaj ose 10 herë më shumë se...
Krimi përgjak Shqipërinë, në 8 muaj, 42 atentate dhe sulme me armë, 24 të ekzekutuar, 23 të plagosur
Përgatiti Elkier BushkolajEkzekutimet me pagesë të tipit mafioz, atentatet me tritol dhe shkëmbimi i zjarrit në zona të banuara kanë qenë...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për dy të vrarë, policia blindon zonën
Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur pak minuta më parë në mbikalimin e Panajsë. Nga informacionet paraprake,...
Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit nga Laçi dhe pronari që i punësoi
Komisariati i Policisë Sarandë ka publikuar pamjet e arrestimit të dy autorëve të vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia dje në...
STRATEGJIA E PUTINIT PËR TË SHMANGUR SAKSIONET EKONOMIKE DHE DËMTUAR MË TEJ EKONOMINË E EUROPËS.
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekonomisë në çdo komb ndër të tjera është edhe...