Home Aktualitet Brenda 15 minutave dy tërmete godasin vendin/ Epiqendrat në afërsi të Kukësit dhe Dibrës

Brenda 15 minutave dy tërmete godasin vendin/ Epiqendrat në afërsi të Kukësit dhe Dibrës

nga Albina Hoxhaj

Rikthehen lëkundjet sizmike në vend, brenda 15 minutave  rregjistrohen dy tërmete. Mesditën e sotme një tërmet me mangudë 4.52 të Shkallës Rihter është ndiher në qytetin e Kukësit. Mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Barrë të Kukësit. Pak minuta pas tij, një tjetër tërmet është ndier në Peshkopi.  Tërmeti me magnitudë 4.63 i shkallës rihter e ka pasur epiqendra ka qenë në fshatin Arrë-Mallë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë më 26 nëntor të 2019, ku humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet u pasua me qindra postlëundje në ditët në vijim.  Tërmeti tragjik preku tre qaqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin dhe shkaktoi edhe shumë dëme materiale. Mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.Kjo pagesë do të paguhet nga shteti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!