Home Kronike Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt e kunatit të tij në Vlorë/ Autori me mjekër qëlloi me 15 plumba në drejtim të shënjestrës, Policia shoqëron 10 persona

Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt e kunatit të tij në Vlorë/ Autori me mjekër qëlloi me 15 plumba në drejtim të shënjestrës, Policia shoqëron 10 persona

nga Albina Hoxhaj

Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt dhe kunatit të tij, Roland Çepajt në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori ka qëlluar me 15 plumba në drejtim të tyre pasi në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja. Deri më tani në Polici janë shoqëruar 10 persona por ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.  Nikollaq Çepaj është i martuar me motrën e Ronaldit dhe ka marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Mbiemri i tij i parë është Taullaraj. Ky atentat ndaj tij u bë pak ditë pasi ka dalë nga burgu.

Ditën e djeshme, në lagjen ‘Bashkimi’ të qytetit të Vlorës iu bë atentat me kallashnikov, Nikollaq Çepajt (Taullaraj) 36-vjeç, që kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe kunatit të tij, Ronald Çepaj 27 vjeç. 36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira u afrua përpara lokalit, uli xhamin e makinës dhe  lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.  Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi e kapën 5 plumba, njëri prej tyre në kokë. Ndërsa kunati i tij Ronald Çepaj ka marrë 2 plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.Dëshmitarët deklaruan se autori ishte brenda një makine tip “Benz”, me mjekët dhe kapele dhe se pas atentatit   u largua me shpejtësi. Dy orë më vonë, në aksin e vjetër Vlorë-Fier u gjet makina e djegut e autorit. Brenda saj edhe një kallashnikov.  Pista e parë ku po hetohet është hakmarrja

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!