Home Politike Vendi ende pa qeveri, presidenti Thaçi i nënshkruan mandatin Kurtit: E kam mbi tavolinë, Kosova s’do të jetë edhe gjatë e bllokuar

Vendi ende pa qeveri, presidenti Thaçi i nënshkruan mandatin Kurtit: E kam mbi tavolinë, Kosova s’do të jetë edhe gjatë e bllokuar

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një prononcim për shtyp jashtë aktivitetit në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, lidhur me ngërçin në Kosovë. 

Në fjalën e tij për mediat, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës meritonin sa më shpejt një qeveri duke përsëritur edhe përpjekjet e tij për të negociuar me palët. Kreu i shtetit u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit.

Sipas Thaçit, sapo të arrihet marrëveshja lideri i LVV-së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin.

Pjesë nga prononcimi:  

Kosova nuk do të jetë edhe gjatë e bllokuar. Do shikojmë të gjitha mundësitë që kanë variacionet politike. Gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i resktojmë. Vazhdoj të besoj që të implementojmë prioritetet për Kosovën.

Deri kur do ta prisni Kurtin?

Ju i dini letrat që kam dërguar edhe ftesat që ai ka nga unë. Takimi ynë ka qënë i një vullneti të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. 

Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!