Home Politike Shpopullimi, Kërpaçi: Vizion dhe qëllim i Rilindjes për Shqipërinë. Njerëzit ikin sepse janë lënë pa punë, shëndetësi…

Shpopullimi, Kërpaçi: Vizion dhe qëllim i Rilindjes për Shqipërinë. Njerëzit ikin sepse janë lënë pa punë, shëndetësi…

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, e ftuar në Ora News theksoi rrezikun që i kanoset vendit nga shpopullimi duke cituar dhe raportin e OKB.
“Unë e kam thënë disa herë se nëse ka një arsye se pse të rinjtë dhe të rejat, qytetarët shqiptarë sot po largohen nga Shqipëria, është sepse janë përbuzur dhe janë lënë në baltë nga qeveria e Rilindjes.”-tha Kërpaçi

Po të bëjmë një analizë të Shqipërisë se ku ndodhet sot, mjafton që të rimarrim projeksionin e popullatës të kryer nga OKB për vendin tonë shikojmë sesi pas 70 vitesh vendi jonë do të ketë as më shumë dhe as më pak sesa 510 mijë banorë. Dhe i gjithë ky është një proces shpopullimi i cili nuk ka ardhur rastësisht. Por kjo ka ardhur si pasojë e vizionit, qëllimeve që ka pasur kryeministri për vendin. Unë e kam thënë disa herë se nëse ka një arsye se pse të rinjtë dhe të rejat, qytetarët shqiptarë po largohen nga Shqipëria, është sepse janë përbuzur dhe janë lënë në baltë nga qeveria e Rilindjes. Pse e them këtë gjë? Kjo nuk është thjesht një fjali, është një fakt. Rilindja premtoi 300 mijë vende të reja pune, por mbi 300 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria sepse s’ka punë. U premtua shëndetësi falas, por mjafton të shkojmë sot në spitale dhe të shikojmë se në sa kushte të vështira punojnë sot mjekët, por edhe sesa në vështirësi janë qytetarët shqiptarë për të marrë gjithë shërbimin spitalor. Pra premtimet boshe dhe gjithçka tjetër nga ana e qeverisë ka qenë një propagandë dhe ka qenë një farsë. Le të shikojmë sot gjithashtu arsimin, ku premtoi paktin për universitetin, një farsë e radhës për të gjithë studentët. Të gjithë e kanë kuptuar që kanë jetuar deri tani të mbytur nga propaganda dhe mashtrime e pushtetit, te qeverisë dhe kryeministrit. Në të gjithë këtë panoramë gënjeshtrash, padiskutim që njerëzit sot jetojnë më të varfër, nuk kanë mundësi për të kaluar muajin, nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, nuk kanë më shpresë për të qëndruar dhe për të jetuar në Shqipëri dhe detyrohen drejt emigrimit. Kjo situatë do të frenohet pasi të ndryshojmë njerëzit që drejtojnë pushtetin dhe të vendosim në fokus të rinjtë, familjet shqiptare, punësimin e tyre dhe jo xhepat e super të pasurve klientë të qeverisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!