Për “Arenën Kombëtare” (shpresoj të mos ketë emër biznesi)…

Read Time:57 Second


Së fundmi, nuk ka ditë që mos postohen foto nga punimet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Natyrisht, më vjen mirë që së shpejti aty do të shohim kuqezinjtë tanë apo ndonjë ndeshje të kampionatit shqiptar…

Nuk kam asgjë me formën, koston dhe kapacitetin e impiantit, për emrin po. Megjithatë, duhet të përmend edhe një fakt tjetër.

Kur nisën punimet, menjëherë u trumbetua se stadiumi do të përfundonte në dhjetor 2018, më e keqja, në fundin e shkurtit të 2019-s, ndërsa në mars ishte e sigurtë për ndeshjen me Turqinë.

Premtimi i parë nuk u mbajt. Më vonë u proklamua me të madhe se stadiumi do të inagurohej në qershor në ndeshjen me Moldavinë. Një tjetër premtim i pambajtur.

Erdhi premtimi i radhës: Stadiumi do të inagurohet më 10 shtator ndaj Islandës! As në shtator nuk u bë gati. Tani shpresojmë në nëntor ndaj Francës. Me shumë gjasë duket se kësaj radhe premtimi do mbahet, por mos harrojmë që ka kaluar gati një vit kur duhej të përfundonte. Apo punë e madhe?

Gjithsesi, shpresoj dhe uroj që “Arena Kombëtare” të bëhet kështjellë e pamposhtur e ekipit tonë kombëtar!

Nga Eduart Ilnica

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gazetari thumbon Ramën: Dole lakuriq para gjithë botës, edhe ndaj atyre që…
Next post Shkrumbohet nga flakët një kamionçinë, dyshohet për…