Home Kronike Zbulohet identiteti i personit që u rrëmbye në Kamëz

Zbulohet identiteti i personit që u rrëmbye në Kamëz

nga Albina Hoxhaj

Dosja.al ka zbardhur identitetin e perosnit që u rrëmbye në Kamëz. Mësohet se 49-vjeçari quhet Jakë Prenga, i cili mesditën e sotme ra pre e një rrëmbimi të dhunshëm në qendër të Kamzës. 

Prenga ndodhej në automjetin e tij, në momentin që katër persona të maskuar i janë afruar dhe kanë debatuar me të. Më pas, Të maskuarit, e kanë futur 49-vjeçarin me forcë në një makinë të bardhë tip “Range Rover” dhe janë larguar me shpejtësi nga rruga ‘London’, ku edhe ndodhi ngjarja. Dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash të marrë hua, por nuk dihen detaje të tjera. Ndërkohë mësohet se makina me pengun brenda është nisur drejt Fushë Krujës dhe është pikasur në Urën e Gjoles.    

Dëshmitarët bënë me dije se kanë parë gjak në tokë në momentin kur u rrëmbye Prenga. Sipas tyre, Policia ka ardhur me vonesë pas njoftimit edhe pse rruga ku ndodhi ngjarja është vetëm pak metra larg Bashkisë dhe Komisariatit të qytetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!