Home Politike Pushimi i çështjes për Bashën, Balla sulmon gjyqtarin: Je pjesë e KÇK-së!

Pushimi i çështjes për Bashën, Balla sulmon gjyqtarin: Je pjesë e KÇK-së!

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish sot në lidhje me gjyqin kundër Lulzim Bashës, për lobimin në SHBA, që tashmë është pushuar si çështje nga Gjykata e Tiranës. Në një reagim në Facebook, gjyqtari që pushoi çështjen kundër Bashës, është pjesë e KÇK-së dhe ka bërë shqiptarët dhe vendet partnere qorra.

Më tej numri dy i PS, shkruan se “aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin”,

“Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha.  Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat. Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës.  Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit. Lexojeni vetë.  

Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin. E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë”, shkruan Balla në Facebook.

Më 13 janar gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Për të vendim PS kërkoi që të rihetohet sërisht Lulzim Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!