Home Kronike Lirimi skandaloz i të ‘rrezikshmëve’, ministrja Etilda Gjonaj: Kërkova hetim penal për gjyqtaren Hoxha

Lirimi skandaloz i të ‘rrezikshmëve’, ministrja Etilda Gjonaj: Kërkova hetim penal për gjyqtaren Hoxha

nga Albina Hoxhaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalw ditën e sotme një deklaratë për shtyp. “Këmbanë alarmi për gjendjen ku ndodhet drejtësia. Ndjehem e keqardhur për këtë vendim. Kërkoj verifikim të menjëhereshëm. Sjell në kujtesë kërksën për lirimin e Genc Tafilin. E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje me ligjin. Kërkova hetimin e Enkelejda Hoxhës por u përballa me heshtje. Kërkojmë hetim administativ për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë për këtë lirim. Është pezulluar nga detyra Dr. i Shërbimit të Provës në Krujë. Ndërkohë kwrkoj qw Kuvendi të miratojë paketën anti-KÇK për masat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që shkelin ligjin. Ata duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre,”-tha Gjonaj.

Pyetjet e gazetarëve:

Pyetje: Keni kërkuar për hetim të çështjes, keni prova se Hoxha është e korruptuar?

Etilda Gjonaj: Kemi administruar njësërë dokumentash, përmbajnë fakte për shkelje penale.

Pyetje: A ka pasur ndonjë reagim asokohe pas lirimit të Genc Tafilit?

Etilda Gjonaj: Është kërkuar hetimi disiplinor nuk është marrë asnjë masë ndaj saj dhe çështja është lënë në heshtje.

Disa ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Krujës, u liruar nga burgu Endrit Dokle. Për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, disa vite më parë për lirimin e Genc Tafilit, një tjetër të burgosuri të rrezikshëm ishte ministrja Gjonaj ajo që kërkoi shkarkimin e saj nga detyra. Por gjyqtarja ‘ia hodhi’ me një masë disiplinore.

Ndërsa ditën e djeshme u lirua nga Gjykata e Apelit në Tiranë, Ergys Kolaveri, i cili u la në ‘arrest shtëpie’ edhe pse ishte i dënuar 20 vite burg.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!