Home Kronike Ismailaj jep shenjat e gishtave, KQZ dërgon dokumentet në prokurori për verifikim

Ismailaj jep shenjat e gishtave, KQZ dërgon dokumentet në prokurori për verifikim

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka depozituar sot shenjat e gishtave. Mësohet se kryebashkiaku ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, nisi verifikimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, duke kërkuar fillimisht shenjat e tij të gishtave. Ndërkohë, mësohet se edhe KQZ ka depozituar në Prokurori dokumentet që kreu i Bashkinë Mallakastër ka depozituar në momentin e kandidimit të tij nga Partia Socialiste.

Qerim Ismailaj akuzohet nga PD se është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!