Protestë në Laprakë/ Ndotja nga fabrika e çimentos, banorët: Po na vrasin!

Read Time:1 Minute, 1 Second

Banorët e Laprakës janë ngritur në protestë kundër ndotjes së ajrit e cila shkaktohet nga fabrika e çimentos “Edil Centro” pranë tyre.  Ata dëshmojnë se gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e banorëve.

“Nuk po mbushemi dot me frymë, sepse na vjen pluhuri i çimentos. Kjo bashki që përzë fshatarët e shkretë që shesin një dorë spinaq a labot për fëmijët e tyre dhe i degdis s’dimë se ku, lejon këtë biznes së madh të na marrë frymën”, shprehet një banor.

Banorët tregojnë se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të fabrikës më 20 maj dhe i kanë ngritur të gjitha problematikat. Mësohet se të dy palët janë dakordësuar që brenda tre muajsh do të zëvendësojnë filtrat, e megjithëse ky afat ka përfunduar problematika mbetet e njëjtë.

 “Kjo nuk është protestë mjedisore, është protestë për jetën se po vdesin njerëzit nga kanceri. Këta e kanë pezulluar punën ditën dhe e kanë trefishuar natën. Këta janë shumë arrogantë, po na vrasin. Kjo është vrasje e heshtur”, thotë një protestues.

Disa ditë më parë banorët e zonës së Laprakës protestuan për shkak të ndotjes që ka shkaktuar fabrika e tullave që ndodhet në zonën e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Isuf Kalo dhe terroristi Enver Hoxha
Next post Bllokimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ ngre alarmin: Duhen 17 vite për të shqyrtuar dosjet e mbledhura!