Home Politike Artan Hoxha: Endrit Dokle mund të lirohej vetëm me vendim të Strasburgut, gjyqtarja e ka favorizuar shumë herë

Artan Hoxha: Endrit Dokle mund të lirohej vetëm me vendim të Strasburgut, gjyqtarja e ka favorizuar shumë herë

nga Albina Hoxhaj

Gazetari Artan Hoxha ka kometnuar sërish lirimin e të fortit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokles. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Dokle mund të lirohej vetëm me vendim të Gjykatës së Straburgut, pasi kjo e fundit është e vetmja Gjyaktaë që mund të rrëzojë vendimin e Kushtetueses. 

Ndër të tjera, Hoxha shtoi se gjyqtarja që i dha lirinë, Enkelejda Hoxha ka marrë 3 herë vendime në favor të Dokles përpara vendimit për ta liruar nga burgu.

Është dënuar për të paktën 4 ngjarje ku ka patur vrasje. Kur është bërë gjyqi themelit janë dhënë 4 dënime të përjetshëm për 4 persona, Lul Berisha, Indrit Dokle, Adriatik Soli dhe Indit Taullaj. Për tre të tjerët Gjykata e Lartë e prishi vendimin me burgim të përjetshëm,. Për këtë ngeli në fuqi dhe nuk e rrëzoi as e Gjykata e Lartë as Kushtetuesja. E vetmja shkallë që i kishte ngelur Endrit Dokles për të rrëzuar këtë vendim ishte Gjykata e StrasburgutGjyqtarja e Krujës 2 herë i ka dhënë ulje dënimi e 2 vjet sepse e ka kapur amnistia gjë nuk e ka në dorë. E ka transferuar nga burg i sigurisë së lartë në siguri të zakonshme kur kjo nuk ndodh për të dënuarit me dënim të përjetshëm. E njëjta gjyqtare në veprime të ndryshme. Kjo prokurori që reagon sot çfarë ka bërë se ka 5 vjet ajo që i jep këto vendime. Pse u kujtuan sot që ai u lirua sot për ta bërë këtë gjë? Kjo është çudia që një gjyqtare e nivelit të parë nuk mund të rrëzojë një vendim të gjykatës kushtetueseTë gjithë e mbajmë mend cfarë ndodhi në Durrës në fillim të vitit 2000 kur të gjithë pjesëtarët e këtij grupi që ishin bashkë dhe pastaj u ndanë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Madje arrestimi i tyre ishte një nga arritjet e mëdha të qeverisë së parë Berisha”- tha Hoxha ndër të tjera.   

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e kaluar nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Vendimi është apeluar prokuroria e Krujës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!