Home Politike Abuzimet seksuale te “Zyber Hallulli”, Ina Zhupa: Gruaja e zëvendësit të Veliajt nuk shkarkohet, pozicioni i ri që iu kopsit

Abuzimet seksuale te “Zyber Hallulli”, Ina Zhupa: Gruaja e zëvendësit të Veliajt nuk shkarkohet, pozicioni i ri që iu kopsit

nga Albina Hoxhaj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale, pas publikimit të historisë së vazjës 12-vjeçare që abuzohej seksualisht në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”. Në një status në Facebbok, Zhupa kërkon që të shkarkohet Denada Seferi, kryetarja e komitetit të birësimeve, që shtë njëkohësisht edhe bashkëshortja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Zhupa shton më tej se pavarëissht denoncimeve publike nuk merret asnjë masë, por kpsitet pozicioni i ri i punës për Seferin.

Siç paralajmerova me datë 8 janar, ligji “Për proçedurat e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar i Birësimit” kishte ndryshuar për të emëruar Denada Seferin kryetare të komitetit te biresimeve, gruan e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Me datë 10 janar kanë berë emërimin, duke mos pyetur fare as për denoncimin publik, as për rekordet e zonjës në krye të një institucioni tjetër që u perfshi në skandal. Duket se lidhjet e forta të bashkëshortit që është marrë vetë me birësimet para se të bëhej nënkryetar i Veliajt, kanë ndikuar që zonja të diktojë dhe të paracaktohet në ketë pozicion. Edhe ne vend se të ishte e shkarkuar si Drejtoreshë dhe të dergohej për ndjekje per “shpërdorim detyre”, asaj i kopsitet një pozicion i ri. Ky është shteti i Rames, në shërbim të emrave të vecantë, ndryshojnë ligje, kopsisin pozicione dhe nuk duan tja dine per interesin e qytetareve dhe ne kete rast te jetimeve te Shqiperise,”- shkruan Zhupa krah dokumentave përkatëse.  

Ina Zhupa e ka denoncuar edhe më parë Denada Seferin. Zëdhënësja e PD-së ka kërkuar që Seferi të ndiqet penalisht pas skandalit të abuzimit seksual tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!