Home Politike Komisioneri Varhelyi do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sot dhe nesër

Komisioneri Varhelyi do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sot dhe nesër

nga Albina Hoxhaj

 Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Olivér Várhelyi do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të theksuar përkushtimin ndaj prespektivës për anëtarëim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në rajon që pas marrjes së detyrës më 1 dhjetor 2019.

Përpara vizitës, Komisioneri Várhelyi tha se dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë se për Komisionin dhe për të personalisht perspektiva e Bashkimit Evropian për këtë rajon është përparësi. Sot ai po zhvillon vizitën e parë në Maqedoni, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Taulat Xhaferri dhe drejtuesit e dy partive kryesore politike Zaev (LSDM) dhe Mickoski ( VMRO-DPMNE). Komisioneri Várhelyi do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp me kryeministrin pasdite.

Në Tiranë, Várhelyi do të vijë më 16 janar, për të takuar presidentin Ilir Meta, kreun e parlamentit Gramoz Ruçin dhe kreun e qeverisë Edi Rama. Gjithashtu ai do të takojë edhe përfaqësues të partive kryesore të opozitës. Pas konferencës për shtyp të Ramës, Komisioneri Várhelyi dhe kreu i qeverisë do të udhëtojnë së bashku në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti i nëntorit.  

“Ne i qëndrojmë fort propozimit tonë për të hapur bisedimet për pranimin e dy vendeve në BE dhe po punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, tha Várhelyi.

Së shpejti Komisioni Evropian do të botojë një mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa propozimi i tij për metodologjinë e re të zgjerimit pritet në mars.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!