Home Politike Paralajmërimi i ish-ambasadorit Walker: Disa gjërave do t’ju vijë fundi pas 15 ditëve

Paralajmërimi i ish-ambasadorit Walker: Disa gjërave do t’ju vijë fundi pas 15 ditëve

nga Albina Hoxhaj

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë në kohët e luftës, William Walker, ka folur gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje me marrëveshjen e mundshme me Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një intervistë në Klan Kosova, Walker ka thënë se disa gjera do të marrin fund pas 15 ditësh.

Edhe pse ka bërë këtë deklaratë, ai nuk ka sqaruar për çfarë e ka fjalën konkretisht, pra nëse ka menduar që brenda kësaj kohe do të arrihet marrëveshja mes dy partive apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

U kam thënë të dy palëve që nuk është koha të humben edhe 100 ditë të tjera. Kosovës i duhet një qeveri e fortë dhe e thjeshtë”, ka thënë Walker. Ai shtoi se Kurtin e njeh qe 20 vjet, dhe se nuk tërheq asnjë fjalë që ka thënë dhjetë vite më parë në mbështetje të Vetëvendosjes.  

Kurse për takimin e zhvilluar dje me Vjosa Osmanin ka pohuar se është inkurajuar shumë në bisedën me të. “Kam dëgjuar shumë gjëra që jam i pajtimit me të. Nëse LDK nuk mund të arrijë marrëveshje me VV-në duke përdor Vjosën si negociatore atëherë nuk mund të arrijë marrëveshje me askënd”, ka deklaruar Walker.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!