Home Politike Lirimi i Endrit Dokles, Salianji: Rendi dhe siguria publike sot të degraduar

Lirimi i Endrit Dokles, Salianji: Rendi dhe siguria publike sot të degraduar

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas lirimit të Endrit Dokles. Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se në 7 vjet të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe të burgosur por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm që lirohen nga qelitë.

Statusi i plotë:

Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë të ndëshkuar për korrupsion, por ka dhjetra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pengmarrje, prostitucion, tortura që lirohen nga qelitë!
Rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurinë e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit krimi merr krahë, ditët e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobëvnie, kërcënime!
Duhet shkulur me thelem ky model qeverisje!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!