Home Politike Konsensusi për Zgjedhoren, SHBA: Shpresojmë që palët të ecin me këtë frymë bashkëpunimi

Konsensusi për Zgjedhoren, SHBA: Shpresojmë që palët të ecin me këtë frymë bashkëpunimi

nga Albina Hoxhaj

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas takimit të opozitës me maxhorancën në një tryezë për Reformën Zgjedhore. Në një reagim zyrtar ambasada shkruan se përshëndesin këtë takim dhe shtojnë se është një i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODHIR-it.

Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.  

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, reagon Ambasada e SHBA.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!