Home Bota Policia përdor municione dhe gazlotsjellës kundër protestuesve në Teheran, Ukraina kërkon nga Irani të dënohen përgjegjësit e 176 viktimave

Policia përdor municione dhe gazlotsjellës kundër protestuesve në Teheran, Ukraina kërkon nga Irani të dënohen përgjegjësit e 176 viktimave

nga Albina Hoxhaj

Demonstrat në Teheran nuk kanë të ndalur që prej momentit kur Irani pranoi se ka rrëzuar avionin ukrainas me 176 njerëz  në botë, e ku asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Për shkak të këtyre trazirave të vazhdueshme në Kryeqytetin iranian, policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe municione për të shpërndarë turmat.

Kjo lloj përgjigjie nga ana e policisë është bërë për shkak të zhdukjes së protestave në vend, pasi një zyrtar i lartë i Drejtësisë iraniane ka paralajmëruar qytetarët të mos përfshihen më në demonstratat qeveritare.

“Nëse diku në Iran, agjentët amerikanë dhe vendet e tjera të huaja dëshirojnë ta përdorin këtë problem për të trazuar opinionin publik, ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Inteligjenca dhe punonjësit e zbatimit të ligjit nuk do të lejojnë askënd të komprometojë sigurinë në vend”.– tha Ebrahim Raisi, kreu i sistemit gjyqësor.  

E nga ana tjetër qeveria ukrainase ka kërkuar nga Irani të dënohen të gjithë ata persona që kanë pasur dorë në rrëzimin e avionit që u shkaktoi vdekjen 176 qytetarëve.

“Qëndroni të sigurt se ne nuk e kemi fshehur të vërtetën në lidhje me rrëzimin e aeroplanit. Presidenti Rouani mësoi për gabimin njerëzor i cili çoi në rrëzimin e avionit këtë të premte pasdite. Pse disa njerëz mendojnë për fshehjen e të vërtetës?– u shpreh zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei.

Lajme te ngjashme