Home Politike Pushimi çështjes për Bashën/ Braçe: S’është i barabartë para ligjit, u shpëtua nga sistemi i vjetër që ndërtoi vetë

Pushimi çështjes për Bashën/ Braçe: S’është i barabartë para ligjit, u shpëtua nga sistemi i vjetër që ndërtoi vetë

nga Albina Hoxhaj

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çëshjtes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD. Në nje postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se Basha Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit. “Te kujt janë 670 000 dollaret e paguar e te deklaruar ne amerikeLobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj. Lulzim Basha nuk thote asgje! Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim”, shkruan Braçe në Instagram”. Më tej, Zv. kryeministri Braçe thotë se  vendimi i sotëm për Braçen nuk duhet ngatërruar, pasi është nga sistemi i vjetër dhe jo drejtësia e re.

Postimi i plotë i Erjon Braçes:

Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit! Ky vend ka dy standarde:  

Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij; Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij, te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen. Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise. Kesaj rradhe eshte edhe me e qarte, por edhe me e turpshme; Nje lobist amerikan, ne maredhenie ligjore e publike me PD, materializuar me firma te tij e te Lulzim Bashes,ka deklaruar ne cdo zyre ligjore te SHBA se ka marre prej PD permes nje kompanie ne maredhenie me te, 670 000 DOLLARE!Ne zyrat ligjore te Shqiperise, Lulzim Basha as qe i ka deklaruar ato!Pyetja qe priste pergjigje nga prokurore e gjykates bashke, mbetet e thjeshte:TE KUJT JANE 670 000 DOLLARET E PAGUAR E TE DEKLARUAR NE AMERIKE?Lobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj. Lulzim Basha nuk thote asgje! Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim! Kete duhet te zbardhte prokuroria e te gjykonte gjykata. Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurre! Ka gjithnje gjykatesit e prokuroret qe i garantojne imunitet, mungesen e nje gjyqi per te! Ky eshte SISTEMI i tij, i tyre dhe eshte ende ne kembe!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!