Home Aktualitet Paketa antishpifje, Kejdi Mehmetaj: A nuk është turp e për të ardhur keq…?

Paketa antishpifje, Kejdi Mehmetaj: A nuk është turp e për të ardhur keq…?

nga Albina Hoxhaj

A nuk është turp e për të ardhur keq që ndërkohë që qeveria e kryeministri ynë drejtojnë Presidencën e OSBE, atakohen nga vet ky institucion si shantazhues të medias e pengues të lirisë së shprehjes e mendimit?

Reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Presidentit për ta rikthyer “Paketën Antishpifje” në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit të Republikës, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Reagimi i sotëm i zyrës së OSBE për Median nuk është i pari. Shprehimisht ata kanë folur mbi kërcënimet që “Paketa Antishpifje” i sjell medias. Edhe sot ata ritheksuan nevojën që kjo paketë të rishikohet dhe të rishkruhet duke u shqetësuar mbi të gjitha nga gjobat dhe përdorimi i institucioneve shtetërore si vegla presionuese.

“Paketa Antishpifje” e miratuar pak javë më parë nga zyra noteriale e Edi Ramës(kupto Parlamenti i Shqipërisë) nuk do e shohë dritën e diellit. Edhe nëse prap ky akt do noterizohet nga zyrat ilegjitime parlamentare, asnjë shqiptar nuk do e tolerojë zbatimin e tij, sepse asnjë shqiptar nuk mund ta tolerojë rikthimin e diktaturës në vend.

Lajme te ngjashme