Home Aktualitet Kthimi i paketës “Anti-shpifje” në Kuvend, OSBE: Do punojmë me pjesën e gjobave, proporcionaliteti do jetë njësoj si ligji ndërkombëtar

Kthimi i paketës “Anti-shpifje” në Kuvend, OSBE: Do punojmë me pjesën e gjobave, proporcionaliteti do jetë njësoj si ligji ndërkombëtar

nga Albina Hoxhaj

Përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Desir është shprehur i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit “Anti-shpifje”, të cilin Presidenti Ilir Meta e ktheu në Kuvend për shqyrtim. Desir pati një takim Metën, ku u njoh edhe me shpjegimet që e çuan Presidentin të ndërmerrte këtë hap.

Pas këtij takimi, Desir shprehet se do të rishikohet pjesa e gjobave në ligjin “Anti-shpifje” dhe parimi i proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!